image Ukraina çliron disa territore në Donetsk teksa Wagneri po ia mësyn Moskës

Botë

Ukraina çliron disa territore në Donetsk teksa Wagneri po ia mësyn Moskës

news image

Kievi ka çliruar territore pranë qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetsk, të cilat janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

Oleksandr Tarnavsky, komandanti i grupimit strategjik operacional Tavria, foli për agjencinë kombëtare të lajmeve të Ukrainës, Ukrinform, shkruan TheGuardian, duke cituar mediet ukrainase.

“Lëvizja e forcave tona vazhdon”, shkroi Tarnavsky në Telegram të shtunën.

“Ka suksese dhe përparime të prekshme.”

Ndonëse, The Guardian ka thënë se nuk mund t’i verifikojë këto pretendime.

/GazetaSinjali/