Kievi ka çliruar territore pranë qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetsk, të cilat janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.
Oleksandr Tarnavsky, komandanti i grupimit strategjik operacional Tavria, foli për agjencinë kombëtare të lajmeve të Ukrainës, Ukrinform, shkruan TheGuardian, duke cituar mediet ukrainase.
“Lëvizja e forcave tona vazhdon”, shkroi Tarnavsky në Telegram të shtunën.
“Ka suksese dhe përparime të prekshme.”
Ndonëse, The Guardian ka thënë se nuk mund t’i verifikojë këto pretendime.