image Ukraina: 2 mijë e 800 viktima ruse që prej fillimit të pushtimit

Botë

Ukraina: 2 mijë e 800 viktima ruse që prej fillimit të pushtimit

news image

Forcat e armatosura ukrainase thanë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se 2 mijë e 800 trupa ruse janë “shuar”.

Është ende e paqartë nëse ky numër ushtarësh janë vrarë, plagosur apo kapur. Ministria ukrainase po ashtu vlerësoi se ka shkatërruar rreth 80 tanke, mbi 500 makina të tjera ushtarake, dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë.

Rusia më herët ka pretenduar se nuk ka pësuar ndonjë humbje të madhe, ndërkaq, Ukraina po ashtu më herët gjatë ditës tha se mbi 1,000 sulmues rusë janë vrarë, raporton REL.

“Ne jemi të fortë. Fitorja do të jetë e jona”, tha Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Pjesë të një avioni të rrëzuar në Kiev më 25 shkurt, 2022.

/GazetaSinjali/