image Ujësjellësi thirrje qytetarëve që të kenë kujdes: Zhbllokimi i pusetave po dëmton shëndetin e ekipit të mirëmbajtjes

Kosovë

Njoftim/ Ujësjellësi thirrje qytetarëve që të kenë kujdes: Zhbllokimi i pusetave po dëmton shëndetin e ekipit të mirëmbajtjes

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kudes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit duke shtuar se është rreptësisht e ndaluar të hedhësh faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit.

Sipas njoftimit, është po ashtu e ndaluar të hedhësh gjësende të ngurta në po të njejtin rrjet, në vend se ta përdorësh shportën e mbeturinave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të hedhësh faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar! Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njejtin rrjet, në vend se ta përdorësh shportën e mbeturinave poashtu, e ndaluar rreptësisht! As yndyrërat nuk duhet hedhur në kanalizim. Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpia jonë dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësisht të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?! Jo, aspak!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më tej, në njoftim theksohet se zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë dhe shpeshherë kanë shqetësime shëndetësore.
“Të gjithë ne mund t’ i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastër që, të kemi jetë të shëndoshë”, përfundon njoftimi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1572995026181450