image Ujësjellësi “Prishtina”: Jemi duke i zhbllokuar pusetat e kanalizimit

Kosovë

Njoftim/ Ujësjellësi “Prishtina”: Jemi duke i zhbllokuar pusetat e kanalizimit

news image

Pas reshjeve të dendura atmosferike, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza janë në terren duke i zhbllokuar pusetat e kanalizimit.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi në Facebook.

“Rastet janë të shumta, por gatishmëria e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, e pashembullt. Puna e tyre do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/

Prishtinë, 20 maj – Pas reshjeve të dendura atmosferike, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza janë në…

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a on Wednesday, May 20, 2020