image Ujësjellësi “Prishtina”: Furnizimi me ujë vazhdon të jetë stabil, konsumatorët të bëjnë pagesat

Kosovë

Njoftim/ Ujësjellësi “Prishtina”: Furnizimi me ujë vazhdon të jetë stabil, konsumatorët të bëjnë pagesat

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë në vend është duke vazhduar të jetë stabil.

Sipas tyre, pos kësaj është duke vazhduar edhe monitorimi i punës nga drejtorët e bordit dhe zyrtarët e lartë të KRU” Prishtina”.

“Kryesuesi i bordit Betim Berisha, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi, sekretari Salih Gjonbalaj, zyrtari i lartë financiar Sokol Duraku sot kanë vizituar punëtorët në fabrikat e trajtimit të ujit, Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor, liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, stacionet e pompimit dhe rezervuarët”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata kërkojnë nga konsumatorët që të kursejnë ujin dhe t’i bëjnë pagesat me kohë.

“Furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil derisa nga konsumatorët kërkohet të bëjnë pagesa për shërbimet. Ne kujdesemi sot për ju. Ju mund të ndihmoni në kursimin e ujit dhe pagesa të rregullta për shërbimet!”, përfundon njoftimi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1541580425989577?__xts__[0]=68.ARAy07rnVYysZzAs8O8ulGBwrV0QmblyBNff9c-VVABqe9gF4IaBYWdBezYLWnPc1BbV2UzMav3bIUtvlfEAVktNUD_uAruYt0T3csjrhI9gDY6xYSQHYJM4fyQBK41stPY2birIa5m6Ut0OFz8Mq4gdfHHeZ0X1aJCM-8rScghn3jWMA_K26VFRqkkRD-ukV9Go_-J_dQWy_KGeJNkdc2-_aZB7x1mPMPSx-N7CYlPsK2v926faQHAle0IKamtK3c-QFSg5T3QUWXNdLVCxEA8ygJ9kCbtnOq7lRR4MigorkNpgWskmm0DoPd1nzXRL289d8ccAr04EoN4XUfr77ziW-Q&__tn__=-R