Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” ka ndarë 5000 euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, si dhe ka ofruar asistencë me ekipe mobile profesionale, për ujësjellësin e Durrësit.
Këto mjete financiare, sipas njoftimit të kompanisë, janë ndarë me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” dhe me aprovim nga Drejtorët e Bordit të kompanisë.
“Me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. dhe me aprovim nga Drejtorët e Bordit të kompanisë u ndanë mjete financiare në shumën prej 5000 euro, ndihmë financiare për të prekurit nga termeti shkatërrues që ndodhi ditë më parë në Republikën e Shqipërisë.Në të njejtën kohë, kryeshefi ekzekutiv Abdullahu ka ofruar asistencë teknike me ekipe mobile profesionale, në raste të intervenimeve në rrjet për ujësjellësin e Durrësit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit. /Gazeta Sinjali/