image Uellsi triumfon ndaj Turqisë, afër kualifikimit

Futboll

Uellsi triumfon ndaj Turqisë, afër kualifikimit

news image

Turqia e Uellsi u përballen sot në ndeshjen e dytë në Grupin A të Kampionatit Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Uellsi fitoi me vështirësi, duke triumfuar me rezultat 2-0.

Asistimin e jashtëzakonshëm të Gareth Bale, mesfushori Aaron Ramsey e konkretizoi me gol në minutën e 42-të.

Në minutën e 60-të Gareth Bale e humbi penaltinë, që do t’i mundësonte një epërsi më solide, kombëtares së tij, por prapë fitorja u arrit.

Për golin e dytë u përkujdes Connor Roberts, që po ashtu u asistua nga Gareth Bale, në kohën shtesë saktësisht minutën e 95-të.

Uellsi me këtë fitore bëhet liderë e Grupit A, pasi i bëri katër pikë dhe do pres përballjen Itali – Zvicër, që do tregojë shumë për rrjedhojën e këtij grupi.

Turqia mbetet pa pikë, në këtë grup dhe ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Zvicrës, ndërsa Uellsi me Italinë. /Gazeta Sinjali Sporti/