image Uellsi dhe Zvicra ndahen në paqe në sfidën e parë në EURO

Futboll

Uellsi dhe Zvicra ndahen në paqe në sfidën e parë në EURO

news image

Kombëtarja e Zvicrës luajti ndaj Uellsit,  ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Ky takim ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 1-1.

Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 49-të, me anë të Breel Embolo, që realizoi me kokë pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Sulmuesi Kieffer Moore barazoi shifrat në minutën e 74-të.

Dy reprezentacionet do jenë pas Italisë në tabelë, pasi që fitoi ndaj Turqisë me rezultat 3-0, në Grupin A.

Ky takim u zhvillua në stadiumin “Olimpiya” në Baku të Azerbajxhanit.

/Gazeta Sinjali Sporti/