UEFA ka vendosur që nëse ligat evropiane nuk do të jenë në gjendje të përfundojnë sezonet aktuale shkaku i koronavirsuit, atëherë skuadrat për garat e Evropës, në sezonin e ardhshëm, do të zgjidhen për pikët e arkëtuara në ndeshjet e zhvilluara. S
ipas ‘The Times, kjo do të nënkuptonte, që në garat evropiane të shkojnë skuadrat që janë të renditura më mirë në kampionatet e caktuara, ato ku nuk do të përfundoheshin sezonet. Me këtë vendim, Liverpuli, Mançester Siti, Lester Siti dhe Çellsi, do të ishin skuadrat nga Premier Liga që do të luanin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Vendimi i UEFA-s bën që Mançester Junajted dhe Vulverhemptoni do të luajnë në Ligën e Europës, ndërsa Arsenali dhe Totenhami, do të mungonin në futbollin evropian.