UEFA ka risjellur eurogolin e shënuar të Zymer Bytyqit ndaj Irlandës Veirore.
Në ndeshjen e zhvilluar mes Kosovës dhe Irlandës Veriore të enjten që shkoi, Dardanët triumfuan me rezultat 3-2.
Golat për Kosovën u shënuan nga Muriqi i cili realizoi një dopietë, teksa tjetri u shënua nga Zymer Bytyqi.
Goli i Bytyqit ishte mjaft i bukur, i cili u asistua nga Milot Rashica.
UEFA e ka postuar në Twitter golin e Bytyqit, duke e quajtur “inspirues” drejt fitores së Kosovës ndaj Irlandës Veriore.
???????? Zymer Bytyqi inspires Kosovo against Northern Ireland ⚽️#NationsLeague pic.twitter.com/H6JVnM0G8l
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 12, 2022