UEFA ka publikuar 11-shen më të mirë të sezonit 2021-22 në Ligën e Kampionëve.
Formacioni dominohet nga dy skudrat finaliste, Real Madrid e Liverpool, me nga katër futbollistë të përfshirë, me nga një të përfshirë nga Man City, PSG dhe Chelsea.
Real Madridi triumfoi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat minimal 1-0 në “Stade de France”.
Ndërkohë Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit kurse Vinicius Jr është zgjedhur lojtari më i mirë i ri i sezonit në Ligën e Kampionëve për kampanjën 2021-22.