Është raportuar se UEFA do të njoftojë veprimet e tyre disiplinore kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelona rreth tentimit për të krijuar Superligën Evropiane, përcjell Sinjali Sport.
Qëllimi është që situata të zgjidhet përpara se Euro 2020 që fillon të premten e javës së ardhshme.
Sipas “La Repubblica”, data më e mundshme për vendimin është e mërkura, megjithëse kjo do të jetë larg përfundimit të çështjes.
Klubet tashmë kanë përgatitur ankesa në gjykatat civile si dhe gjykatat sportive.
Është e mundur që ata mos të përjashtohen nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por thjesht mund të jetë një gjobë.
Juve, Barca dhe Real Madrid janë të vetmit që janë ende të përkushtuar në projektin e Superligës pasi nëntë të tjerët u tërhoqën brenda 48 orësh prej themelimit të garës. /Gazeta Sinjali Sporti/