image UEFA nominon tre lojtarët dhe trajnerët për çmimin e më të mirit të sezonit

Futboll

UEFA nominon tre lojtarët dhe trajnerët për çmimin e më të mirit të sezonit

news image

UEFA ka njoftuar se ka nominuar tre lojtarët dhe trajnerët për çmimin e më të mirit të sezonit 2021-22.

Tre futbollistët e nomnuar nga UEFA janë, Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne.

Benzema konsiderohet favorit për këtë çmim pasi udhëhoqi klubin e tij në dopietën e trofeve, të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë Kevin De Bruyne arriti që të fitojë Premier Ligën me Manchester Cityn.

UEFA gjithashtu ka nominuar tre trajnerët më të mirë për sezonin 2021-22.

Carlo Ancelotti, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola janë të nominuarit për çmimin e më të mirit të sezonit.

Edhe këtu Ancelotti konsiderohet favorit për çmimin pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Guardiola triumfoi me Cityn në Premier League, teksa Liverpooli fitoi titujt e Kupës FA dhe Kupës Carabao.

Shpërndarja e çmimeve do të bëhet më 25 gusht, në ceremoninë e hedhjes së shortit për grupe të Ligës së Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/