Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet për pankartën dhe thirrjet “Kosova e Serbi” (por edhe për “Bessarabia e Rumanisë”), në ndeshjen Rumani-Kosovë, ku edhe u ndërpre loja për 50 minuta.
Të martën mbrëma, ndeshja kualifikuese për Euro 2024 në “Arenën Kombëtare” u ndërpre në mes të pjesës së parë pasi lojtarët kosovarë dolën nga fusha për shkak të pankartës dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, nga tifozët rumunë.
Pas 50 minutash ndeshja riflloi, por dukej qartë se ky skandal do të kishte pasoja për ekipin rumun.
Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri francez Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, anglezi Andrew Shaw, paraqitën raportin, raporton mediumi gsp.ro.
Sipas burimeve të kësaj gazete pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:
- Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”).
- Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme).
- Sjellje raciste.
- Ndezja e flakadënve.
- Hedhja e mjeteve në fushë.
- Bllokimi i zonave të aksesit publik.