Ballkani do të ketë punë me Astanan këtë të enjte në grupet e Ligës së Konferencës.
Para këtij ballafaqimi, UEFA i ka kushtuar një reportazh kampionit të Kosovës, duke e vënë në pah fitoren e madhe ndaj Dinamo Zabrebit, në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2-0.
“Në ndeshjen e dytë këtë herë ata mahnitën 24 herë kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb në Prishtinë për fitoren e parë në shtëpi në fazën e grupeve të ndeshjeve evropiane. Çfarë tjetër për kampionin në fuqi të Kosovës? A mund të ëndërrojnë të avancojnë në fazën e nokautit?”, shkruan UEFA.
Për këtë përballje ka folur edhe mesfushori më në formë i skuadrës suharekase, Nazmi Gripshi, i cili potencoi se këtë vit mund të bëjnë diçka më shumë.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur një fitore të madhe ndaj një ekipi që është ndër më të mëdhenj në Kroaci, Dinamo Zagrebi, kemi bërë një ndeshje në “Fadil Vokrri” duke bërë një ndeshje të mirë, duke fituar me rezultat 2-0″.
“Ne jemi bashkë në çdo ndeshje si në fitore apo në humbje, tifozët na qëndrojnë afër”, u shpreh Gripshi.
UEFA theksoi se ndeshja e ardhshme e Ballkanit ndaj Astanas është një mundësi për të ndërtuar një momentum.
“Nga vjet kemi bërë një eksperiencë të mjaftueshme, që këtë vit të bëjmë më diçka më të madhe se vitin e kaluar. Me këtë grup që kemi, trajnerin, presidentin, prapë do të jemi një skuadër konkurruese”, vazhdoi Gripshi.
Përndryshe, Ballkani do të ballafaqohet me Astanan të enjten duke filluar nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.