image UEFA gjobit FFK-në me 5 mijë euro për shkak të ndeshjes me Malin e Zi

Futboll

Sport/ UEFA gjobit FFK-në me 5 mijë euro për shkak të ndeshjes me Malin e Zi

news image

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), për shkak të hedhjes së një gjësendi në fushë gjatë ndeshjes së zhvilluar më 14 tetor mes Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”.

Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s ka vendosur të gjobisë FFK-në me 5 mijë euro.

Ky organ ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi për dy raste në po të njëjtën ndeshje, njëra për hedhje të gjësendeve në fushë dhe tjera për rrëmujë të shkaktuar nga turma. Kosova kishte fituar këtë ndeshje me rezultat 2 me 0./Gazeta Sinjali/