image UEFA anulon evropianët U-19

Futboll

UEFA anulon evropianët U-19

news image

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot t’i anulojë kampionatet evropiane të futbollit në të dy konkurrencat në grupmoshën U-19, për shkak të pandemisë.

UEFA ka njoftuar se janë konsultuar federatat anëtare dhe kanë përkrahur këtë ide.

Ndonëse UEFA ka thënë se është mëkat që këto gara për grupmoshat e reja nuk do të zhvillohen këtë stinor, ka shtuar se shëndeti dhe siguria e sportistëve të rinj është prioritet. /Sporti në Sinjali/