image Udhëheqësit e BE-së takohen në Islandë për samitin dy-ditor, Kosova nuk është në agjendë

Politikë

Udhëheqësit e BE-së takohen në Islandë për samitin dy-ditor, Kosova nuk është në agjendë

news image

Liderët evropianë do të udhëtojnë në Islandë të martën për një samit dy-ditor që synon të tregojë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Vetëm në samitin e katërt të Këshillit të Evropës (KE) që nga themelimi i tij pas Luftës së Dytë Botërore, 46 anëtarët e trupit udhëheqës të të drejtave të njeriut, i cili është tërësisht i ndarë nga Bashkimi Evropian, do të mblidhen për të diskutuar kërcënimet e reja si lufta në Ukrainë.

Në këtë samit me shumë gjasë nuk do të flitet për Kosovën.

Ditë më parë ka qenë vet Presidenca Islandeze e cila ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KE, nuk do të jetë temë e agjendës së samitit dyditor.

Në fund të muajit prill Kosova edhe zyrtarisht nisi rrugën drejt anëtarësimit në KE, pasi Komiteti i Ministrave votoi pro që kërkesën e Kosovës ta përcjellë në Asamblenë Parlamentare.

Sipas procedurave, Këshilli i Evropës pritet të emërojë një raportues për çështjen e anëtarësimit të Kosovës i cili do të përgatit një raport -opinion të cilin do ta disktuojë Asambleja Parlamentare e më pas ta votojë anëtarësimin ose jo.

“Këshilli i Evropës shpesh nënvlerësohet për nga rëndësia e tij,” tha për Reuters Frank Schwabe, një ligjvënës gjerman i cili ishte i përfshirë nga afër në planifikimin e samitit.

Vlerat demokratike të KE-së mbështeten nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg, ku qytetarët mund t’i çojnë qeveritë në gjykatë në rast të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Anëtarësimi i Rusisë u pezullua një ditë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Më pas Moska u largua nga mbikëqyrësi disa orë përpara një votimi për ta dëbuar atë.

“Samiti do të jetë gjithashtu për të thënë se çfarë ndodh nëse nuk respektoni rregullat,” tha Schwabe. “Kërcënimi i dëbimit është tashmë një shpatë e mprehtë. Edhe Rusia nuk donte të largohej nga Këshilli i Evropës, as Turqia nuk dëshiron të largohet”.

/GazetaSinjali/