image Ud. drejtoresha e SHSKUK-së nuk i ndahet jetës së natës, feston bashkë me kolegë të gjeneratës

Shëndetësi

Ud. drejtoresha e SHSKUK-së nuk i ndahet jetës së natës, feston bashkë me kolegë të gjeneratës

news image

Ud. drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Pranvera Zejnullahu-Raçi, krahas angazhimeve ditore e profesionale, ka shfrytëzuar kohën jashtë orarit të punës që të takohet me shoqërinë e vjetër.

Zejnullahu-Raçi është parë bashkë me kolegë të gjeneratës duke festuar në një kafiteri në Prishtinë.

Në këtë takim janë të pranishëm mjekë specialistë të profileve të ndryshme, por ka edhe prej tyre që mbajnë pozita.

Aty janë parë anëtarja e Bordit Drejtues Vjollca Kodolli, ish-kryetari i Komisionit Disiplinor Shpend Haxhibeqiri, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale dhe kryesues i Komisionit të Ankesave Nazmi Kolgeci, kirurgu i fëmijëve Baton Kelmendi, etj.

/GazetaSinjali/