image U vra para zgjedhjeve, familja e Astrit Ademajt del me një njoftim

Sociale

U vra para zgjedhjeve, familja e Astrit Ademajt del me një njoftim

news image

Sot është ditë zie në familjen e ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Astrit Ademaj, pasi ai u vra më 8 shtator të këtij viti, për motive ende të panjohura.

Derisa sot qytetarët po dalin të votojnë, familja Ademaj ka bërë ftesë që familjarët dhe shoqëria e Astrit Ademaj të dalin në orën 12:00 të vendosin lule te varri i Astritit.

Kështu ka njoftuar vëllai i Astritit me anë të një postimi në Facebook.

Familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës, ka deklaruar se vrasja e tij ndodhi për motive politike. Mirëpo, prokuroria akoma nuk ka thënë asgjë mbi motivet.

Pas vrasjes së tij, PDK ka vendosur të mos e kandidojë asnjë kandidat për komunën e Pejës, në këto zgjedhje lokale. /GazetaSinjali/