image U ther me thikë nga babai dhe vëllai, 30-vjeçari refuzon të qëndrojë në spital

Siguri

U ther me thikë nga babai dhe vëllai, 30-vjeçari refuzon të qëndrojë në spital

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali ka raportuar se një person në fshatin Barilevë e ka lajmëruar në Polici babain dhe vëllain e tij për dhunë.

Viktima më pas është dërguar në QKUK pasi ishte sulmuar me mjete të forta.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se ai ka refuzuar të qëndrojë në spital, ndonëse kishte lëndime të dukshme trupore.

Siç mëson Sinjali, 30-vjeçari ka qenë i therur me thikë në pjesën e majtë të barkut dhe në këmbën e djathtë.

Poashtu, Sinjali mëson se dy të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/