image U tha se janë shitur të gjitha, por biletat e ndeshjes Kosovë-Maqedoni dalin në 'Merrjep'

Futboll

Futboll/ U tha se janë shitur të gjitha, por biletat e ndeshjes Kosovë-Maqedoni dalin në ‘Merrjep’

news image

Kosova do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve për të siguruar biletën finale për Evropianin 2020.

Prandaj, përkundër kërkesave shumë të mëdha, blerja e biletave të kësaj ndeshje nuk ka qenë aspak e lehtë për kosovarët, pasi maqedonasit kanë vendosur që t’i shesin vetëm për shtetasit e Maqedonisë.

Por, derisa Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës, një pjesë e tyre kanë filluar të dalin në shitje në faqen ‘MerrJep’, e cila është kryesorja për tregti./GazetaSinjali/