image U tha se është nën menaxhim të Faton Shoshit - lajmet i demanton menaxheri i Kidës

Bota e Yjeve

Showbiz/ U tha se është nën menaxhim të Faton Shoshit – lajmet i demanton menaxheri i Kidës

news image

Në media vendore gjatë ditës së sotme është përfolur se këngëtarja, Orhidea Latifi, e njohur si Kida, ka hyrë nën menaxhimin e Faton Shoshit. Këto lajme i kanë dematuar burime të afërta me menaxherin kosovar.

Burime të Gazetës Sinjali, kanë treguar se Shoshi nuk e menaxhon Kidën, pasi që është duke pushuar nga muzika.

Faton Shoshi është tërhequr prej muzikës për tre muaj, është duke pushuar. Kida nuk është nën menaxhim të Shoshit, lajmet nuk janë të sakta”, ka thënë burimi për Gazetën Sinjali.

Të njëjtat burime tregojnë se Kida që nga dalja e kompanisë së Met Elshanit, ka hyrë nën menaxhim të Enis Fetahut.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Fetahu, përmes një bisede telefonike për Gazetën Sinjali.

Unë jam menaxher i Kidës”, ka pohuar ai shkurtimisht për gazetën, duke thënë se gjendet për pushime në Itali.

Kujtojmë se Kida është tejet aktive me koncerte brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, duke dëshmuar se është njëra prej artisteve më të kërkuara shqiptare./Gazeta Sinjali/