image Kida thyen rekord: Bëhet artistja e parë shqiptare që ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube

Bota e Yjeve

Kida thyen rekord: Bëhet artistja e parë shqiptare që ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube

news image

Orhidea Latifi, e njohur si Kida është ndër artistet më të suksesshme shqiptare që ndër vite ka sjellë hite të shumta muzikore.

Edhe këtë vit artistja ka vazhduar me intensitet të njëjtë duke vazhduar të jetë aktive me projekte të shumta dhe mbrëmje muzikore.

Një sukses të madh, Kida e ka arritur edhe së fundmi duke u bërë artistja e parë shqiptare që me tre këngë arrin mbi 100 milionë klikime në YouTube.

Lajmin për thyerjen e këtij rekordi e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e cila e ka shpërndarë në InstaStory.

Këtë sukses Kida e arriti me këngët “Dale” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “PP” me Mozzik dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun.

Kjo e bën Kidën të vetmen artiste në industrinë e muzikës shqiptare që arrin një sukses të tillë.

Ndërkaq, kujtojmë që kënga e fundit e Kidës është një bashkëpunim tjetër me Butrint Imerin “AM/PM”.

/GazetaSinjali/