COVID-19

Të infektuar

9688

Të shëruar

5480

Të vdekur

300

Showbiz/ U tha se është në lidhje me miliarderin indian – reagon Agnesa Vuthaj

news image

Gjatë ditës së sotme në mediat vendore u përhapë lajmi se bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj, është në lidhje dashurie me miliarderin nga India, Chetaan Sandesara.

Në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë Agnesa, e cila ka pranuar se punon për kompaninë e Sandesaras, por që ka mohuar që është në lidhje dashurie me të, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë ajo e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.

E vërteta është që punoj për kompaninë miliarddollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikurse edhe me Kryeministrat e Presidentet e Rajonit dhe jo vetëm”, ka shkruar fillimisht ajo.

Më tutje ajo ka thënë se jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, duke thënë se Sandesara për të është familje e dytë.

Përderisa ka treguar që asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen me ta, në fund Vuthaj ka shkruar se nëse do të dëshironte të kishte të dashur miliarder, do ta zgjidhte djalin e Sandesaras.

Nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma te fjala ime, tek kombësia shqiptare”.

View this post on Instagram

* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4…. Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte. Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time. Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres. Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore. Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. …vazhdon ne foto

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Kujtojmë se Agnesa Vuthaj vazhdon të mbetet njëra nga modelet më të bukura shqiptare si dhe femra më me ndikim në vend./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin