image U tallën me Salernitanan se do të bien nga liga, Mourinho kërkon falje

Futboll

U tallën me Salernitanan se do të bien nga liga, Mourinho kërkon falje

news image

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka kërkuar falje Salernitana-s pasi një nga ndihmësit e tij u tall me ekipin.

Roma mundi Salernitanën 2-1 të dielën, duke i lënë mysafirët të fundit në tabelën e Serisë A, shkruan Sinjali Sport.

Salernitana ka marrë vetëm 16 pikë nga 30 ndeshjet e saj në ligë duke u ranguar e fundit në tabelë dhe skuadra favorite për të rënë nga liga.

Mourinho pranoi pas ndeshjes se një anëtar i stafit të tij i tha një anëtari të kundërshtarit se ata së shpejti do të bien nga kategoria, me trajnerin duke shfrytëzuar rastin për të thumbuar Bodo/Glimt, me të cilin klubi i tij u grind në Ligën e Konferencës së Evropës.

“Unë them të vërtetën, jo si disa klube apo policia. Dikush në stolin tim i tha stafit të Salernitana-s se do të shkonin në Serie B. Shkova të kërkoja falje për djalin që e tha këtë”, tha Mourinho në një konferencë për shtyp.

“Ne jemi njerëz të civilizuar, ajo që ndodh në fushë përfundon atje. Askush nuk do të presë jashtë 45 minuta më vonë për të goditur dikë me grusht në fytyrë”.

Një rrëmujë në vijën e lojës gjatë takimit të Serisë A përfundoi me trajnerin e Salernitana-s, Davide Nicola, duke u përpjekur të shkonte te ndihmësi i Romës, Salvatore Foti.

Është vetëm polemika e fundit në të cilën Romët janë përfshirë këtë javë.

Pas fitores së tyre 2-1 në ndeshjen e tyre në Ligën e Konferencës së Evropës kundër Bodo/Glimt, kapiteni Lorenzo Pellegrini tha se trajneri i skuadrës norvegjeze, Kjetil Knutsen, sulmoi trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Gomes.

Ai tha pas ndeshjes: “Sapo ndodhi diçka vërtet e pakëndshme. Dhomat e zhveshjes janë përballë dhe Knutsen filloi t’i thoshte diçka trajnerit tonë dhe më pas sulmoi.

/GazetaSinjaliSport/