image U tall në Tik Tok me Policinë kinse i ka dalë dikush në pritë, arrestohet Dardi

Siguri

U tall në Tik Tok me Policinë kinse i ka dalë dikush në pritë, arrestohet Dardi

news image

Para dy ditësh ish-konkurrenti i “It’s my love”, Dardi ishte tallur publikisht me Policinë e Kosovës, duke telefonuar në numrin 192. Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se ai është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Derisa ishte ‘live’ në rrjetin social “Tik Tok,” ai shihet teksa thërret Policinë dhe raporton rrejshëm se dikush i ka bërë një pritë në rrugë.

“Mirëmbrëma. M’fal, qetu te komuna njëfarë Valmiri bosi po don problem. Thash t’ju thirri juve. Unë jam imDardi, Kurti. Jam mysafir prej Ferizajt, në Klinë. M’kanë dalë në pritë”, thotë ai.

Zyrtari policor që iu është përgjigjur ia kthen: “Ani rri qaty, edhe vijmë…”

Ndonëse Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje që dy ditë, Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar ai.

Dardi, sipas Policisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë.

“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).”

“Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”

/GazetaSinjali/