image Dardi tallet në Tik Tok me Policinë e Kosovës: M'kanë dalë n'pritë...

Siguri

Dardi tallet në Tik Tok me Policinë e Kosovës: M’kanë dalë n’pritë…

news image

I riu që njihet si Dardi, që ishte pjesë e emisionit të “Its my love”, është tallur publikisht me Policinë e Kosovës, duke telefonuar në numrin 192.

Derisa ishte ‘live’ në rrjetin social “Tik Tok,” ai shihet teksa thërret Policinë dhe raporton rrejshëm se dikush i ka bërë një pritë në rrugë.

“Mirëmbrëma. M’fal, qetu te komuna njëfarë Valmiri bosi po don problem. Thash t’ju thirri juve. Unë jam imDardi, Kurti. Jam mysafir prej Ferizajt, në Klinë. M’kanë dalë në pritë”, thotë ai.

Zyrtari policor që iu është përgjigjur ia kthen: “Ani rri qaty, edhe vijmë…”

/GazetaSinjali/