image "U rrëzua nga shkallët e ra me kokë në beton", kamerat e sigurisë nxorën në rrenë dëshmitarët në Prizren

Siguri

“U rrëzua nga shkallët e ra me kokë në beton”, kamerat e sigurisë nxorën në rrenë dëshmitarët në Prizren

news image

Sot në Policinë në Prizren u raportua për një person i cili, në gjendje të dehur u rrëzua nga shkallët dhe ra me kokë në beton, përballë një lokali në këtë qytet dhe pësoi lëndime të rënda. Ky rast u denoncua nga disa dëshmitarë, por që ngjarja doli të jetë ndryshe.

I lënduari u dërgua në Spitalin e Prizrenit për trajtim, por burimet brenda këtij spitali thanë për Sinjalin se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktime u dërgua në QKUK.

E vërteta e ngjarjes sipas provave të siguruara

Ky rast doli të jetë më ndryshe se si u raportua nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Prizren njoftuan se pas raportimit të këtij rasti, me vendim të prokurorit filluan hetimet, për grumbullimin e provave lidhur me këtë ngjarje.

Pas analizimit të dëshmive që u siguruan përmes video-incizimeve në vendin ku ndodhi ngjarja, doli të jetë se viktima fillimisht kishte qëndruar në pjesën e përparme të një veture, kur shoferi i këtij automjeti filloi të lëvizë.

Këto burime njoftuan se kur i dyshuari frenoi veturën, viktima që ishte në pjesën e përparme ra me kokë në beton, me ç’rast pësoi lëndime të rënda.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është kapur dhe është dërguar në ndalim për 48 orë.

/GazetaSinjali/