image U rrëmbyen nga përroi, momentet kur gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi- VIDEO

Shqipëri

U rrëmbyen nga përroi, momentet kur gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi- VIDEO

news image

Pas 16 orësh kërkime, mëngjesin e sotëm u gjetën trupat e pajetë të babë e bir në Bogë, Malësi e Madhe, pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e lumit.

Policia ka publikuar pamjet nga momentet kur nga njësitet përkatëse gjetën trupat e pajetë të viktimave.

Rrjedha e ujit mori para mesditën e djeshme makinën me të cilën po udhëtonin Pjetër Gjoka me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.

Vajza ka shpëtuar mrekullisht dje, pasi është nxjerrë nga mjeti nga banorët e zonës, ndërsa babë e bir u morën nga rrjedha e ujit të vrullshëm.

/GazetaSinjali/