image U raportua se koronavirusi ka mbërritur në Ferizaj, komuna del me njoftim për qytetarët

Kosovë

Shëndetësi/ U raportua se koronavirusi ka mbërritur në Ferizaj, komuna del me njoftim për qytetarët

news image

Komuna e Ferizajt ka mohuar raportimet për dy raste të reja me koronavirus.

“Personat e theksuar, të dyshuar me koronavirus nga fshati Pleshinë, gëzojnë shëndet të mirë, kanë kaluar kohën e inkubimit, rrjedhimisht nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të prekjes nga koronavirusi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të gjitha rastet tjera me dyshime janë testuar e kanë rezultuar negative në Komunën e Ferizajt, ku deri më tash nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe të zbatojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë. /Gazeta Sinjali/