Sot është mbajtur Kuvendi i partisë “Guxo” në Prishtinë ku deputetja Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës në kryeqytet.
Në kuvendin partiak të partisë së themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë edhe ministrat Donika Gërvalla e Faton Peci dhe anëtarë të tjerë të partisë.
Në këtë mbledhje është vërejtur mungesa e deputetes Doarsa Kica-Xhelili, për të cilën është raportuar se raportet me partinë i ka të tensionuara.
Është e paqartë nëse deputetja Kica-Xhelili është ende pjesë e partisë, apo është larguar përfundimisht.
/GazetaSinjali/