image U raportua se e humbi Beogradin, deklarohet Vuçiq

Rajon

U raportua se e humbi Beogradin, deklarohet Vuçiq

news image

Pak pasi nga koalicioni opozitar në Serbi u deklarua se e kanë shumicën e votave në kryeqytet, presidenti Aleksandër Vuçiq ka thënë se partia e tij në Beograd ka shënuar rezultat “edhe më të mirë se në Parlament”

Në Serbi sot u votua për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 komuna, përfshirë Beogradin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar prej selisë së Partisë Progresive Serbe, duke thënë se në zgjedhjet për Beogradin ka arritur rezultat më të mirë sesa në zgjedhjet parlamentare, raporton Danas.

Por, të kundërtën po e thonë nga koalicioni opozitar. Kreu i komisionit zgjedhor të koalicionit “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, Branimir Kuzmanoviq tha sonte se opozita ka shumicën në Beograd.

“Dua t’ju njoftoj se opozita ka shumicën në Beograd. Kur them opozitë, kam parasysh Koalicionin e bashkuar për fitoren e Beogradit, koalicionin Ne duhet dhe koalicionin NADA”, tha Kuzmanoviq para gazetarëve, duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Ai shtoi se në disa vendvotime zgjedhjet kanë zgjatur gati deri në orën 22.00.

“Njerëzit nuk mund të votonin, ata u ndaluan në Beograd gjatë ditës dhe në shumë vende kryesuesit e qendrave të votimit nga Partia Progresive Serbe e ndërprenë votimin për 10 deri në 15 minuta, duke u përpjekur të zvogëlojnë pjesëmarrjen në Beograd”, tha ai.

/GazetaSinjali/