image U raportua për një operim në tru, flet babai i Albion Rrahmanit - tregon të vërtetën

Futboll

U raportua për një operim në tru, flet babai i Albion Rrahmanit – tregon të vërtetën

news image

Babai i sulmuesit kosovar Albion Rrahmanit, Dritoni, ka demantuar mediet rumune të cilat raportuan se Albioni ka kryer një operacion në tru.

Rrahmani, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Rapidit të Bukureshtit, ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në humbjen ndaj Rumanisë (2-0), ndeshje kjo e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Menjëherë pas kësaj ndeshje, mediet rumune raportuan se Rrahmani ka pasur një intervenim në tru.

Mirëpo, babai i lojtarit, Dritoni, ka treguar se këto raportimet nuk janë të sakta, pasi Albioni ka pasur një intervenim në dhëmbë, e jo në tru.

“Albioni ka pasur intervenim për një dhëmb e jo operim në tru. Ai ka qenë pjesë Rapidit në ndeshjen e fundit. Albioni është mirë më shëndet dhe në formë mjaft të mirë”, ka thënë Driton Rrahmani për RTKLive.

Kujtojmë se Albion Rrahmani ishte transferuar tek gjiganti rumun për shifrën 600 e mijë euro që është transferimi më i shtrenjtë nga futbolli kosovar.

/GazetaSinjaliSport/