image U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, flet babai i 26-vjeçares: Do dhurojmë organet e saj

Shqipëri

U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, flet babai i 26-vjeçares: Do dhurojmë organet e saj

news image

21-vjeçarja Emmanuela u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar dhe prej ditësh po luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve të Greqisë, por e reja nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë një ditë më parë, siç rrëfejnë familjarët e saj.

Babai i Emmanuelës ka treguar se do të dhurojnë organet e së bijës.

“Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje”, ka treguar ai për mediat greke.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të di se jeta do të vijojë prej organeve të fëmijës tim. Ajo po dhuron jetë”, theksoi babai i 21-vjeçares i përlotur.

Lidhur me ngjarjen gjykata greke ka caktuar sot dhënien  e masës së sigurisë për 26-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë të studentes nga Chania e Kretës.

I riu shqiptar akuzohet se ka përplasur vajzën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke tentuar të fshihet. Fillimisht ai akuzohet se ka hedhur targat dhe më pas ka bërë rregullime në makinë për të mos u dalluar që ka përplasur dikë.

Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 01:00 të datës 22 nëntor në rrugën “Egnatia” të Selanikut, ku i riu shqiptar përplasi 26-vjeçaren greke duke e lënë në gjendje të rëndë në rrugë. Targa e makinës së tij u mbajt mend nga të pranishmit në vendin e aksidentit dhe iu dha policisë, ndërsa të tjerët shkuan për të ndihmuar të renë e shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Ndërkohë 26-vjeçari me origjinë shqiptare ka qëndruar vetëm për disa minuta në hetuesi, e vetmja gjë që ka thënë është se dëshiron të ngushëllojë familjen.

“Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , tha ai, teksa dorëzoi një memorandum përkatës me qëndrimin dhe kërkesat e tij.

/GazetaSinjali/