image U përplas nga kamioni i mbeturinave, shqiptari “lufton me vdekjen” në spitalin italian

Politikë

U përplas nga kamioni i mbeturinave, shqiptari “lufton me vdekjen” në spitalin italian

news image

Një 79-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor mëngjesin e të hënës në Brescia, Itali.

Sipas medieve italiane i moshuari u përplas nga një kamion mbeturinash, ndërkohë që ndodhet në spital, ku po lufton për jetën.

79-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa një kamion mbetjesh e përplasi. Ndonëse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e fuqishme dhe 79-vjeçari është hedhur në asfalt, ku ka goditur rëndë kokën.

Më pas shoferi i kamionit ka lajmëruar ambulancën dhe është transportuar menjëherë në spital.

/GazetaSinjali/