image U nis për në mal, e gjuajtën me armë zjarri një person në Viti

Kosovë

Siguri/ U nis për në mal, e gjuajtën me armë zjarri një person në Viti

news image

Një person ka raportuar në stacionin Policor në Viti se është sulmuar me armë zjarri nga dy persona derisa po shkonte në mal.

Sipas personit i cili raportoi në Polici, gjatë rrugës për në mal i cili ishte i shoqëruar me disa familjarë, është takuar me dy të dyshuarit dhe pastaj njëri nga ta ka shtënë me armë në drejtim të tij por nuk është qëlluar.

Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, policia në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë të dyshuar. Rasti pasi është njoftuar edhe prokurori, vazhdon të hetohet./ Gazeta Sinjali/