image U martua me hologramin, japonezit i ndodh “gjëma” - Sinjali

U martua me hologramin, japonezit i ndodh “gjëma”

news image

Një burrë japonez, i cili në vitin 2018 u martua me një hologram, ka një problem shumë të madh aktualisht.

35-vjeçari Akihiko Kondo shpenzoi 13.000 dollarë në një ceremoni zyrtare, por premtimet për të qëndruar së bashku përgjithmonë nuk u mbajtën.

Shkak u bë një problem në “software”, që e bëri hologramin të mos ketë më zë. Kështu, Kondo nuk flet dot më me bashkëshorten e tij virtuale, shkruan a2cnn.

“Kompania që ofronte shërbimin u mbyll në mars të vitit 2020 dhe për këtë arsye, nuk rregullohet dot asnjë problem që mund t’i ndodhë modeleve të vjetra”, shpjegon “The Manichi”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: