Ditën e 9 nëntorit, Dorentina Gashi – Spahiu ishte larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe që atëherë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Por pas veprimeve hetimore, Policia e Kosovës ka konfirmuar se 25-vjeçarja është gjetur sot dhe e njëjta kishte nisur bashkëjetesën me një tjetër person.
“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetdëshirë, nuk eshtë kanosur e as detyruar nga askush” thuhet në njoftimin e policisë.
Në shtëpinë e bashkëshortit, Dorentina ka lënë të braktisur edhe vajzën e saj 2-vjeçare dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale.
Njoftimi i plotë:
Me date 26 Nëntor 2022,rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor ,pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997 e cila ka qene e raportuar nga familjaret e saje si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022.
Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit.
E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë ,nuk eshët Kanosur as Detyruar nga askush.
Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saje njëvjeçarë.
Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bere ne koordinim me Prokurorin e Shtetit.