image U la në burg për përdhunimin e 23-vjeçares bashkë me shokun, dëshmia e të riut: E kam shoqe, jo të dashur

Rajon

Shqipëri/ U la në burg për përdhunimin e 23-vjeçares bashkë me shokun, dëshmia e të riut: E kam shoqe, jo të dashur

news image

Është ndriçuar dëshmia e Musa Gudos, të riut që u la sot në burg për përdhunimin e 23-vjeçares në Fier të Shqipërisë. I riu ka deklaruar se 23-vjeçaren nuk e ka të dashur por shoqe, ndërkaq ka mohuar që ta ketë përdhunuar.

Sakaq mësohet se ai e ka mohuar edhe akuzën e shantazit, duke thënë se vetëm i ka kërkuar para borxh. Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje fillimisht u arrestua dhe më pas u la i lirë edhe shoku i tij Orges Aliçaj.

Në dëshminë e saj, ajo ka deklaruar se historia ka nisur në 5 maj të këtij viti. Ajo ka thënë se kishte qenë e lidhur prej kohësh me Musa Gudon dhe se para disa ditësh ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ku ndodhej edhe i riu tjetër.

Të dy i kanë kërkuar ndihmë që t’u siguronte një shumë parash pasi u duheshin urgjent, por ajo është shprehur se nuk mund t’ua gjente pasi nuk kishte. Në këtë moment dy djemtë i kanë kërkuar që ajo t’ua marrë të afërmive. Pasi ajo ka kundërshtuar ashpër ata kanë ndërmarrë aktin ekstrem duke e përdhunuar. /Gazeta Sinjali/