image Drejtori i shkollës në Suharekë dyshohet se keqtrajtoi fizikisht një nxënës

Siguri

Drejtori i shkollës në Suharekë dyshohet se keqtrajtoi fizikisht një nxënës

news image

Një nxënës i një shkolle fillore në Suharekë ka raportuar dje në Polici së është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i mituri ka deklaruar në Polici se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës “Shkëndija”.

Sipas këtyre burimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “keqtrajtim gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare”.

/GazetaSinjali/