image U kapën në momente private, ish-konkurrentja flet për lidhjen me Mevlanin

Bota e Yjeve

U kapën në momente private, ish-konkurrentja flet për lidhjen me Mevlanin

news image

Mevlani po vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Pas ndarjes së zhurmshme nga Ledjana ai u pa në shoqërinë e Aristelës, e cila mori pjesë në videoklipin e tij të fundit duke u paraqitur shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo bëri që të aludohet për një lidhje mes tyre, por që është mohuar nga të dy.

Vetëm pak ditë më pas Mevlani goditi sërish. Kësaj radhe ishte Princi që publikoi një pamje të ish-konkurrentit ku shihej në momente private me Lindita Bimin, ish-konkurrenten e Përputhen 40’.

Lindita ka vendosur që të reagojë për herë të parë.

Kjo e fundit ka folur për herë të parë lidhur me këto pamje duke zbuluar raportin e saj me Mevlanin.

Gjatë një bisede me ndjekësit ajo ka zbuluar se janë vetëm shokë shumë të mirë dhe se për të ka respekt duke mohuar kështu lidhjen e përfolur.

Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”. /Gazeta Sinjali/