image Mevlani reagon ndaj deklaratës së Ledjanës, paska një version të ri

Bota e Yjeve

Mevlani reagon ndaj deklaratës së Ledjanës, paska një version të ri

news image

Mbrëmjen e djeshme Ledjana foli për ndarjen nga Mevlani.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se ai nuk i ka shkëputur kurrë marrëdhëniet me Antonelën.

“Në momentin që ka mbaruar programi ne nuk i kemi shkëputur marrëdhëniet. Ka qenë festa e “Përputhen” ku unë nuk kam qenë prezente. Ai kishte kënduar këngën time me një person tjetër dhe ishin bërë disa gjeste ironike. Aty u mërzita dhe i futa bllok në të gjitha rrjete sociale. Që pas ksaj unë nuk ja kam hequr më bllokun. Javën përmbledhëse të “Përputhen” realisht mua nuk më kanë ftuar.

Në vend se të isha unë prezente dhe të bëja përballje me Mevlanin, produksioni zgjedh që të ftojë Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin. Unë jam tërhequr plotësisht sepse ata të dy kurrë nuk i kanë mbyllur marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Çdo gjë që ne kemi bërë ka qenë reale, të paktën për mua si Ledjanë. Zënkat që janë bërë unë i kam përjetuar vërtetë keq”, tregoi Ledjana.

Ndërkohë, vetëm së fundmi Mevlani ka reaguar ndaj deklaratës së saj. Ai ka bërë një status në rrjete sociale, ku shkruan se do të tregojë së shpejti versionin e tij të historisë. /GazetaSinjali/