Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit dhe i kombëtares së Zvicrës do të përballet së shpejti me drejtësinë.
Mesfushori me origjinë nga Kosova akuzohet se nuk u ka treguar policisë se kush ishte shoferi i makinës në momentin kur ai u kap me një shpejtësi jashtë normave.
Ai do të përballet me gjykatën pasi u akuzua se nuk i tregoi policëve se kush po ngiste kur makina e tij – një Mercedes-AMG G63 £143,000 – u kap duke shpejtuar me 50 mph në një zonë 30 mph, raporton The Sun, përcjell Sinjali Sport.
Vepra penale ka ndodhur në Cardiff më 30 nëntor të vitit të kaluar. Kur Xhaka është kontaktuar nga Policia e Uellsit se cili ishte ai që po i jepte makinës, Xhaka ka refuzuar të përgjigjet.
Djaloshi 29-vjeçar do të paraqitet në gjykatë në muajin korrik me akuzën se nuk dha informata që lidhen me identifikimin e drejtuesit të mjetit.