Doktorët Yi Fan dhe Hu Ueifeng, që të dy 42 vjeç u infektuan me koronavirus në spitalin shtetëror të Wuhanit, teksa trajtonin pacientët e sëmurë nga koronavirusi.
Në fillim të muajit shkurt gjendja e tyre u rëndua dhe ata u shtruan edhe vetë në gjendje të rëndë në spital.
Pas më shumë se një muaj trajtimi ata mbetën të habitur me ngjyrën që u kishte marrë lëkura pasi u përmendën në fillim të muajit prill.
Ngjyra jonormale e lëkurës së tyre, sipas mjekëve që u kujdesën gjatë periudhës së gjatë të terapisë intensive të tyre është shkaktuar nga dëmtimi i mëlçisë nga koronavirusi i ri.
Të dy mjekët që i shpëtuan virusit kanë qëndruar në aparatura mbështetëse të jetës, të njohura si ECMO, të cilat janë pajisje që kryejnë procedurën e pompimit të oksigjenit në gjak kur ky proces nuk mund të kryhet nga mushkëritë dhe zemra. Yi qëndroi për 39 ditë në këtë pajisje, ndërsa Hu për 99 ditë. /Gazeta Sinjali/