Mbrëmë rreth orës 20:35 në Prizren, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes pesë personave në komunikacion me ç’ rast janë arrestuar dy prej tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy personat e dyshuar janë arrestuar pasi që pas mosmarrëveshjes të njëjtit i kanë sulmuar tre të tjerët dhe më pas u kanë hedhë sprej fytyrës.
Viktimat, prej tyre dy femra dhe një mashkull për shkak të plagëve të shkaktuara kanë pranuar ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ky rast është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”./GazetaSinjali/