image U hodh nga kati i 12-të, mbyt edhe një kalimtar pasi u hodh mbi të

Botë

U hodh nga kati i 12-të, mbyt edhe një kalimtar pasi u hodh mbi të

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në New York pasi që një burrë që kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dymbëdhjetë i një ndërtese ka mbytur një person tjetër gjatë këtij veprimi, pasi ra mbi të, ka bërë të ditur policia.

Në të dhënat e policisë lokale thuhet se gjatë ditës së hënë një 25-vjeçar u hodh nga një ndërtesë në Yonkers të New Yorkut, duke rënë mbi një burrë 61-vjeçar në një çati betoni të garazheve për parking.

Të dy burrat vdiqën në vendin e ngjarjes, bën të ditur autoritetet e vendit.

Policia i ka nisur hetimet për rastin dhe po i merr në pyetje dëshmitarët dhe familjarët e dy të vdekurve dhe autoritetet po i analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Incidenti duket se ka qenë situatë tragjike dhe hetimet janë duke vazhduar. Policia ua shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të të dy burrave”, thuhet në deklaratën e policisë./GazetaSinjali/