image U gjetën drogë e armë/ Prokuroria e Prizrenit jep detaje

Siguri

U gjetën drogë e armë/ Prokuroria e Prizrenit jep detaje

news image

Sot, Gazeta Sinjali ka raportuar se mbrëmë në fshatin Gjonaj në Prizren është gjetur drogë dhe armë.

Siç mëson Sinjali nga burimet, Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të marihuanës dhe tri armë gjatë një bastisje në këtë fshat.

E për këtë, ka dhënë detaje Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmeti, ka thënë që për këtë rast është ndaluar një person me inicialet S.T.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet  S.T., nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Mehmeti ka bërë të ditur që prokuroria do të vazhdojë me veprime të tjera procedurale. /GazetaSinjali/