image Ngritet aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Prizren

Siguri

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Q.A., dhe A.A., të cilët gjenden në paraburgim nga data 28.03.2022 për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, janë marrë me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

“I akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës ,”BMW” së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Avganistanit në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë. Të njëjtit, ndalohen nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Avganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

/GazetaSinjali/